Niveli i ulët i yndyrës në trup bënë dëm për shëndetin

Shëndetësia

Niveli i ulët i yndyrës në trup bënë dëm për shëndetin

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 09:25
Foto ilustrim

Te meshkujt e rritur, kufiri i përqindjes së yndyrës në trup është 24 për qind, e te femrat 30 për qind. Të gjitha vlerat më të larta se këto shifra flasin se kemi të bëjmë me një person që vuan nga mbipesha, që duhet reduktuar indin yndyror nga nënlëkura. Yndyra e tepërt shkakton sëmundjet e gjakrrjedhjes, diabetin, por a e dini edhe cilat rreziqe pasojnë nëse yndyrat trupore bien nën kufirin normal?

ÇRREGULLIMI I HORMONEVE

Nëse jeni femër, përqindja e ulët e yndyrave trupore mund të shkaktojë çrregullime hormonale. Hipotalamusi (struktura e trurit që sekreton hormonet) njeh kur përqindja e yndyrave është në rënie dhe atëherë ndalon prodhimin e hormoneve që ndikojnë në shëndetin e vezoreve, e në atë presion ndalon edhe prodhimin e estrogjenit dhe progjesteronit, që shkakton vonesat e ciklit menstrual. Përqindja e ulët e yndyrës në trup po ashtu mundet negativisht të ndikojë edhe te meshkujt - sasia e testosteroneve zvogëlohet, vështirësohet krijimi i masës muskulore.

CILAT JANË SIMPTOMAT?

Femrat me përqindje të ulët të yndyrave trupore do të ndjejnë lodhje kronike, eshtra të dobët, metabolizëm jo të rregullt, probleme me kujtesë dhe pamundësi në përqendrim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat