Veti antiseptike kanë arrat

Shëndetësia

Veti antiseptike kanë arrat

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 16:14
Foto Ilustrim

Vaji i arrës është efikas për trajtimin e një numri të madh të gjendjeve të inflamacionit dhe të sëmundjeve, sikur që janë gastriti, artriti, koliti, disa sindroma autoimune, reaksione alergjike, dhembje dhe të tjera. Vaji i arrës është një preparat efikas natyror, gjë që e kanë ditur edhe grekët e lashtë.

Arra, e cila me formën e vet ngjan me trurin e njeriut, ka atë aftësi që, me anë të vajit të saj, ta rritë qarkullimin e gjakut në tru dhe të mikroqarkullimit, i cili ka rëndësi për arritjen e aktivitetit optimal të trurit dhe të sistemit nervor, gjë që rritë aftësitë për mësim, kujtesë dhe e zvogëlon stresin.

Vaji i arrës është njëri ndër burimet më të mira të antioksiduesve, të cilët janë të rëndësishëm për pengimin e dëmtimit të indeve, të shkaktuar nga radikalet e lira.

Thartira elagjike, e cila gjendet në vajin e arrës, ka një efekt të fortë kundër plakjes, por ka edhe veti të tjera antiseptike. Disa studime tregojnë e vaji i arrës po ashtu ngadalëson rritjen e disa llojeve të tumoreve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat