A duhet t’i lyeni flokët gjatë shtatzënisë: Mjekët japin shpjegimin e tyre

Shëndetësia

A duhet t’i lyeni flokët gjatë shtatzënisë: Mjekët japin shpjegimin e tyre

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 23:12
Foto ilustrim

Shumë gra gjatë shtatzënisë së tyre janë në dilemë se a duhet t’i lyejnë flokët apo jo. Mjekët kanë dhënë një sqarim lidhur me këtë.

Pasi ka ekzistuar prej kohësh rregulli i pashkruar që i ndalon gratë shtatzënë të lyejnë flokët nga frika se mos shkaktojnë dëm ndaj fetusit.

Teksa është e paqartë se çfarë e nxiti këtë shqetësim, por gratë vazhdojnë të pyesin: A mund t’i lyej flokët ndërsa jam shtatzënë?!

Sipas ekspertëve shqetësimet e grave për kimikatet e bojërave të flokëve, si amoniaku dhe peroksidi, janë të kuptueshme.

Ama siç konfirmojnë edhe specialistët, përqendrimi i kimikatëve në bojën e flokëve është shumë i ulët.

Sërish lind pyetja: A mund të shkaktojë kjo probleme serioze në shëndetin tuaj?

E sipas mjekëve të pyetur rreth kësaj çështje, përgjigja është thjesht jo. Nëse ju po lyeni flokët rregullisht pa ndonjë problem, nuk ka nevojë ta ndaloni këtë gjë pasi mbeteni shtatzënë.

“Boja nuk qëndron në kontakt me lëkurën për një kohë të mjaftueshme, sa të shkaktojë probleme për fetusin në rritje”, tha Dr. Angela Lamb për “HuffPost”, drejtoreshë e Fakultetit të Dermatologjisë në Neë York City. Unë mendoj se të lyesh flokët gjatë shtatzënisë nuk sjell asgjë të keqe”, shton ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat