Ja se si ta shëroni gripin për një ditë

Shëndetësia

Ja se si ta shëroni gripin për një ditë

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 15:46
Foto ilustrim

Ftohjet dhe gripi janë sëmundjet më të shpeshta të traktit respirator. Nëse ndjeni se do të sëmureni, merrni masa parandaluese. Këto receta popullore janë efikase dhe ju ndihmojnë t'i luftoni simptomat e ftohjes dhe gripit 1.Ky lëng është zëvendësim natyral për ilaç dhe mund ta përgatisni vetë.

Nëse ndjeni simptomat e para të ftohjes apo të gripit, në 1,5 litër ujë të zier e të ftohur më pas shtoni një lugë kripë të trashë, lëngun e një limonit dhe 1 gram acid askorbik.

Sipas dëshirës mund të shtoni mjaltë. Përbërësit i tretni dhe e pini për 1,5 orë. 2.Te simptomat e para të ftohjes ndihmon edhe, kur ngrohni 100 ml verë të zezë, aty shtoni 1/4 e lugës piper dhe 1 lugë mjaltë.

Përzieni dhe e pini të ngrohtë para gjumit. 3.Receta e tretë, po ashtu, është shumë efikase, madje deri në 100 për qind. Bëhet fjalë për birrën e ngrohtë me mjaltë. Nuk mund të thuhet se është e shijshme, por ka efekt. Një gotë birrë 0,5 l e derdhni në enë dhe e ngrohni, e hiqni nga zjarri dhe i shtoni 2 lugë kanellë apo karafil të thatë dhe përzieni. E pini në mbrëmje, para gjumit, në gllënjka të vogla

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat