Arsyet se pse duhet ta pini kafenë e mëngjesit me kanellë

Shëndetësia

Arsyet se pse duhet ta pini kafenë e mëngjesit me kanellë

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 06:48
Foto ilustrim

Kohët e fundit ka patur rekomandime të shumta për të pirë kafenë e mëngjesit me një shtresë të hollë kanelle.

Kanella pluhur është një shtesë mjaft e këndshme jo vetëm në ëmbëlsira por edhe në kafen e mëngjesit.

Dikur ajo ishte erëza më e kërkuar në botë. Për të, kanë luftuar e janë shuar shumë qytetërime e kombe. Kanella thuhet të ketë qenë erëza e preferuar e mbretërve dhe perëndive ndaj roli i saj në shëndet vlerësohet shumë.

Kanella Mund Të Zëvendësojë Sheqerin
Studimet konfirmojnë se pirja e kafesë është diçka e mirë për trurin.

Por nëse kafenë e pini me qumësht dhe shumë sheqer, atëherë më siguri nuk po e ndihmoni trurin.

Kanella është e ëmbël dhe zbut dëshirën për sheqer.

Për më tepër, falë saj, kafeja do të ketë më pak kalori.

Kanella Shmang Nivelet e Larta Të Sheqerit Në Gjak
Ushqimet e pasura me karbohidrate shkaktojnë një rritje të menjëhershme të nivelit të sheqerit në gjak, që në vetvete nxit prodhimin e insulinës.

Më pas, vërehet një rënie e menjëhershme e sheqerit që nxit oreksin dhe nepsin.

Sipas të dhënave kanella ndihmon në ruajtjen e niveleve të qëndrueshme të sheqerit në gjak.

Ajo vonon përthithjen e glukozës në gjak dhe rrjedhimisht dëshirën e tepërt për ushqim.

Kanella Për Diabetikët
Kanella është efikase në uljen e nivelit të sheqerit në gjak nëse përdoret rregullisht.

Ajo mundet të ulë kolesterolin.

Nëse jeni diabetikë atëherë mjafton gjysëm luge çaji me kanellë në kafenë e mëngjesit për të ruajtur nivelet e qëndrueshme të sheqerit në gjak.

Kanella Kundër Mbipeshës

Kanella ndihmon në humbjen ne peshë, duke ju mbajtur të ngopur për më shumë kohë.

Sheqeri i tepërt në gjak, transformohet në yndyrë që akumulohet në organizëm.

Kanella përshpejton metabolizmin duke e vënë në punë sheqerin dhe jo duke e magazinuar atë.

Për më tepër, kjo erëz e mirë përmirëson tretjen dhe përthithjen e ushqyesve nga organizmi.

Kanella Kundër Inflamacionit
Kanella është e pasur me antioksidantë ndaj mbron qelizat dhe indet nga dëmet e stresit oksidues.

Në këtë mënyrë, kjo erëz ëshë efikase kundër inflamacionit dhe sëmundjeve që shoqërohen me dhimbje si artriti.

Kanella Për Qarkullimin e Mirë Të Gjakut
Kanella hollon gjakun dhe përmirëson qarkullimin e tij.

Kjo aftësi e bën kanellën mike të zemrës sepse parandalon sëmundjet që i kanosen asaj.

Kanella Kundër Mykut Dhe Infeksioneve
Infeksionet ose prania e mykut në organizëm tregon se imuniteti i njeriut është kompromentuar.

Këto infeksionet si në rrugët e frymëmarrjes ashtu edhe në organet gjenitale kanë tendencën të rishfaqen ndaj një dozë e vazhdueshme e kanellës në kafenë e mëngjesit është një zgjidhje e mirë.

Kanella Përmirëson Shijen e Kafesë
Kanella dhe kafja përshtaten shumë mirë me njëra tjetrën jo vetëm në shije por edhe në stimulimin e trurit.

Një filxhan me kafe i pasuruar me kanellë, ju ndihmon ta nisni ditën mbarë dhe të përqendroheni më shumë në punë.

Kujdes Me Kanellën

Shkopinjtë e kanellës së vërtetë dhe të shëndetshme janë të hollë dhe të ngushtë.

Lloji toksik i kanellës i njohur si Cassia vjen në formën e shkopinjve të trashë, me një shije dhe aromë të thellë.

Kjo kanellë dëmton veshkat dhe mëlçinë dhe është veçanërisht e rrezikshme për njerëzit që konsumojnë ilaçe për hollimin e gjakut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat