Cili është ndryshimi midis testit të shpejt të COVID-19 dhe atyre PCR?

Shëndetësia

Cili është ndryshimi midis testit të shpejt të COVID-19 dhe atyre PCR?

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 22:51
Foto ilustrim

Nëse mendoni se jeni infektuar me COVID-19, ekzistojnë dy mënyra testimi, e para është testi i shpejtë dhe i dyti testi PCR.

Por, cilat janë dallimet mes këtyre dy llojeve të testimeve.

Testet e PCR

Testet e PCR janë teste që dërgohet në një laborator ku një teknik laboratori kërkon material gjenetik të virusit duke përdorur pajisje shumë të specializuara.

Rezultatet jepen zakonisht pas 24 orëve me anë të një telefonate, por mund të ndodh që të jepen edhe më shpejt se kaq.

Testi i shpejtë
Testimi i shpejtë do të thotë që rezultatet janë të disponueshme brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore, diku brenda vetëm gjysmë ore.

P.sh në Britani të Madhe të gjithë qytetarëve u këshillohet të bëjnë dy teste çdo javë, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Ky test u rekomandohet personave që punojnë në mënyrë që të mbajnë veten dhe kolegët e tyre të sigurt.

Testet e shpejta përdoren kryesisht nga njerëz që nuk kanë simptoma të COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat