Përzieni hudhrën me këtë përbërës, dhe do i largoni variçet

Shëndetësia

Përzieni hudhrën me këtë përbërës, dhe do i largoni variçet

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 15:53
Foto ilustrim

Edhe pse mundoheni t’i fshihni nën pantallonat jeans, fundet dhe fustanët e gjatë apo getat variçet, të njohura ndryshe si venat varikoze nuk zhduken nëse nuk i trajtoni ashtu siç duhet. Qëndrimi për një kohë të gjatë në këmbë është shkaku kryesor që çon në shfaqjen e tyre.

Çdo venë mund të bëhet varikoze, por ato që preken më shpesh janë venat e gjymtyrëve të poshtme. Për shumë njerëz, venat varikoze dhe venat merimangë (një lloj i zakonshëm dhe më i lehtë i venave varikoze ) janë thjesht një shqetësim estetik. Kurse për shumë të tjerë mund të jenë një shqetësim i mirëfilltë shëndetësor.

Për këtë arsye Living ju sjell në artikullin e sotëm një recetë shumë efektive,e cila eleminon brenda një muaji variçet. Kujdes: Përpara se të përgatisni trajtimin e mëposhtëm sigurohuni të përdorni produkte të një cilësie të lartë.

Përbërësit që ju nevojiten janë: 20-30 thelpinj hudhër (këshillohet të përdorni hudhra vendi që kanë një erë karakteristike dhe djegin paska), 1 gotë uji vaj ulliri ekstra të virgjër dhe 1 kokërr limon.

Qëroni hudhrën dhe me ndihmën e një thike bëni nga një prerje të vogël mbi çdo thelb. Më pas shtypini në havan ose frulator derisa të bëhet një masë kremoze e lidhur.

Shtoni kremin e hudhrave, vajin e ullirit dhe lëngun e limonit në një vazo qelqi, të cilin duhet ta mbyllni hermetikisht dhe ta ruani në një vend të freskët e pa dritë për 48 orë. Më pas filtroni vajin dhe masazhoni këmbët 10-15 minuta në ditë. Këshillohet që ta provoni këtë trajtim 3 herë në vishni çorape të gjata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat