Antibiotiku natyral nga kuzhina juaj

Shëndetësia

Antibiotiku natyral nga kuzhina juaj

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 17:46
Foto ilustrim

Përzierja e mjaltit dhe kurkumës ka përbërës të shkëlqyeshëm për shëndetin e organizmit në përgjithësi. Që të dy artikujt kanë ndikim të fortë kundër inflamacioneve, si dhe e forcojnë sistemin imun.

Në përbërësen e kurkumës hasim në substancën kurkuminë, për të cilin është vërtetuar se ka ndikim kundër kancerit.

Po ashtu, pakëson radikalët e lirë në trup, rrezikun për inflamacion kronik dhe sëmundjeve autoimune.

Për ta përgatitur "mjaltin e artë", përzieni një lugë të madhe me kurkumë pluhur në 100 g mjaltë. Masën e vendosni në kavanoz dhe mund ta përdorni për disa ditë. Merrni nga një lugë në mëngjes, në lukth të zbrazët, gjysmë orë para kafjallit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat