Këto ushqime lehtësojnë dhimbjet menstruale

Shëndetësia

Këto ushqime lehtësojnë dhimbjet menstruale

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 13:00
Foto ilustrim

Një cikël normal menstrual zgjat nga 21 deri në 35 ditë dhe mesatarja është 28. Gjakderdhja nuk duhet të zgjasë më shumë se shtatë ditë dhe nëse zgjatet duhet të konsultoheni me një gjinekolog.

Simptomat që ndodhin gjatë menstruacioneve përfshijnë: fryerje të stomakut, përqendrim të dobët dhe humor të ulët.

Megjithatë, janë disa ushqime që mund t’ju lehtësojnë këto dhimbje.

Ushqet imqë përmbajnë kalcium

Do të zvogëlojnë shfaqjen e ngërçeve, do të parandalojë fryrjen dhe mbajtjen e lëngjeve dhe gjendet në ushqime të tilla si qumështi, kosi dhe djathi.

Fibrat

Fibrat do të përmisojnë lëvizshmërinë e zorrëve dhe në këtë mënyrë do të parandalojnë fryerjen. Qëllimi është që ta hani sa më shumë fruta dhe perime me çdo vakt dhe nuk duhet të harroni të pini lëngje.

Magnezi

Magnezi besohet se zvogëlon simptomat e dhimbjeve të kokës dhe ngërçeve të muskujve dhe mund ta gjeni në ushqime të tilla si çokollata e zezë, avokado, perimet me gjethe jeshile, bajame.

Vitamina E

Për të lehtësuar simptomat e menstruacioneve, studimet kanë treguar se vitamina E ndihmon në mënyrë të konsiderueshme dhe mund ta gjeni në ushqime të tilla si farat e thata të lulediellit, bajamet, vajrat vegjetale…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat