Në cilat raste nuk duhet të konsumojmë kafe?

Shëndetësia

Në cilat raste nuk duhet të konsumojmë kafe?

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 20:29
Foto ilustrim

Ekspertët kanë treguar se në cilat raste duhet të mos konsumojmë kafe.

Shumë njerëz e nisin ditën me kafe, por gabimi që bëjnë shumica është se nuk duhet të pinë kurrë kafe me stomakun bosh.Studiuesit nga Universiteti i Bath kanë zbuluar se pirja e kafesë para mëngjesit mund të dëmtojë kontrollin e niveleve të sheqerit në gjak.

Një ndër llojet më të dëmshme të kafesë që nuk duhet asesi të konsumohet herët në mëngjes është kafeja e zezë e fortë.

Është zbuluar nga ekspertët se ky lloj i kafesë rrit ndjeshëm glukozën në gjak me rreth 50 për qind.

Ekspertët kanë bërë të ditur se është shumë më mirë që kafja të konsumohet pas mëngjesit me bark plotë, se sa me stomakun bosh ku rreziqet janë shumë më të mëdha. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat