A lejohet të konsumohet limoni në shtatzëni?

Shëndetësia

A lejohet të konsumohet limoni në shtatzëni?

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 23:20
Ilustrim

Gjatë shtatzënisë, shumë zakone të të ngrënit ndryshojnë dhe ne bëhemi më të kujdesshëm për atë që hamë dhe çfarë jo.

Një nga pyetjet e shpeshta të grave shtatzëna drejtuar mjekut të tyre është nëse lejohet konsumimi i limonit pasi dihet se ai lehtëson të vjellat e mëngjesit dhe të përzierat gjatë shtatzënisë.

Sipas librit të Chris Shaw, Lemon Health Benefits, një fetë limoni pa lëkurë përmban pothuajse 17 kalori dhe është e pasur me vitamina dhe minerale si niacinë, kalcium, magnez, acid folik, vitaminë C, B6 dhe riboflavin. Për shkak të lëndëve ushqyese por edhe aftësisë për të qetësuar të vjellat e mëngjesit, limoni mund të përfshihet pa frikë në dietën e grave shtatzëna.

Por a vlen e njëjta gjë për lëngun e limonit?

Sipas ekspertëve, po, është e sigurt të konsumosh një lëng limoni shtatzënë, por me moderim. Gjithashtu është më mirë të pini lëng limoni të freskët në vend të konservuar dhe ta përzieni me pak ujë të vakët.Lëngu i limonit është acid dhe në këtë mënyrë ndihmon në zbërthimin e ushqimit, duke lehtësuar simptomat e dispepsisë, si urthin dhe fryrjen e stomakut. Pirja e ujit me limon ndihmon edhe në eliminimin e duhur të elementëve të dëmshëm të huaj, në parandalimin e diarresë dhe kapsllëkut.

Funksionimi i duhur i sistemit tretës është i rëndësishëm pasi përthithja e lëndëve ushqyese nga ushqimet që konsumojmë është më efikas. Dhe kjo mund të arrihet vetëm duke përzier pak limon, një lugë çaji lëng limoni në gjysmë gote ujë.

Megjithatë, për shkak se limoni ndihmon në detoksifikimin e shpejtë, duhet të konsultoheni me gjinekologun tuaj, sa herë dhe si mund të pini lëng limoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat