3 çajra bimorë për të lehtësuar ankthin, recetat

Shëndetësia

3 çajra bimorë për të lehtësuar ankthin, recetat

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 18:49
Ilustrim

Çajrat bimorë janë një ndihmë e madhe për të luftuar ankthin dhe stresin pasi ndihmojnë të mbajmë nën kontroll irritimin. Bima e murrizit është një ndër më të efektshmet pasi ul rrahjet e shpejta të zemrës dhe presionin e gjakut, lulja e blirit ka gjithashtu efekt qetësues dhe zbutës në traktin respirator dhe systemin tretës.

Ja si të përgatisni disa çajra për të mbajtur nën kontroll ankthin.

Çaj bimor relaksues

Përbrësit: 20 gr gjethe balsami, 15 gr gjethe mente, 15 gr lule bliri, 15 gr gjethe dhe lule murrizi, 10 gr lule portokalli, 10 gr gjethe borziloku.

Përgatitja: Hidhni 1 lugë gjelle nga përzierja e bimëve në një gotë me ujë të valuar. Lëreni 10 minuta, kullojeni dhe mund ta pini 2 deri në 3 filxhanë në ditë ndërmjet vakteve.

Çaj bimor qetësues

Përbërësit: 30 gr lule dhe gjethe murrizi, 20 gr lule pasioni, 10 gr lule portokalli, 10 gr bimë zemre, 10 gr lule livando.

Përgatitja: Hidhni 1 lugë gjelle nga përzierja e bimëve në një gotë me ujë të valuar. Lëreni 10 minuta, kullojeni dhe mund ta pini 1 deri në 3 herë në ditë.

Çaj bimor për gjumë

Përbërësit: 30 gr lule pasioni, 20 gr lule dhe gjethe murrizi, 20 gr rrënjë sanëz, 20 gr lule bliri, 10 gr lule portokalli, 10 gr lule lulëkuqe misri, 10 fr lule të sipërme escolia.

Përgatitja: Hidhni 1 lugë gjelle nga përzierja e bimëve në një gotë me ujë të valuar. Lëreni 10 minuta, kullojeni dhe pijeni 30-40 minuta para gjumit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat