Doza e tretë e vaksinës siguron 85% mbrojtje ndaj variantit Omicron

Shëndetësia

Doza e tretë e vaksinës siguron 85% mbrojtje ndaj variantit Omicron

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 06:40
Ilustrim

Studiuesit në Mbretërinë e Bashkuar zbuluan, që doza e tretë e vaksinës siguron rreth 85% mbrojtje ndaj variantit Omicron. Kjo përqindje është pak më ulët së përqindja e mbrojtjes që ofronte vaksina ndaj varianteve të mëparshme të Covid-19.

Doza e tretë e vaksinës do mbante shumë njerëz larg spitaleve raporton “BBC”.

Në Mbretërinë e Bashkuar 861,306 qytetarë deri tani kanë marrë dozën e tretë të vaksinës. Studiuesit e Kolegjit Imperial të Londrës deklaruan, që studimi u bë në bazë të informacioneve të pakta që kanë për variantin Omicron.

Ekspertët po vazhdojnë studimin për të zbuluar simptomat që shkakton varianti i ri.

Profesori Azra Ghani deklaroi, se akoma nuk dihet nëqoftëse varianti Omicron do shkaktojë një sëmundje më të rëndë se variantet e tjera. Qeveritë kudo në botë, duhet të përgatisin plane për të përballuar ndikimin që do ketë varianti Omicron në shoqëri, për shkak të informacioneve të pakta që janë zbuluar deri tani për variantin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat