Ja në cilat raste nuk duhet të konsumojmë kafe

Shëndetësia

Ja në cilat raste nuk duhet të konsumojmë kafe

Më: 4 janar 2022 Në ora: 13:53
Foto ilustrim

Shumë njerëz e nisin ditën me kafe, por gabimi që bëjnë shumica është se nuk duhet të pinë kurrë kafe me stomakun bosh.

Studiuesit nga Universiteti i Bath kanë zbuluar se pirja e kafesë para mëngjesit mund të dëmtojë kontrollin e niveleve të sheqerit në gjak.

Një ndër llojet më të dëmshme të kafesë që nuk duhet asesi të konsumohet herët në mëngjes është kafeja e zezë e fortë.

Është zbuluar nga ekspertët se ky lloj i kafesë rrit ndjeshëm glukozën në gjak me rreth 50 për qind.

Ekspertët kanë bërë të ditur se është shumë më mirë që kafja të konsumohet pas mëngjesit me bark plotë, se sa me stomakun bosh ku rreziqet janë shumë më të mëdha.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat