Muzika dhe sporti ndikojnë pozitivisht në shëndetin mendor të njeriut në përgjithësi dhe të fëmijës në veçanti

Shëndetësia

Muzika dhe sporti ndikojnë pozitivisht në shëndetin mendor të njeriut në përgjithësi dhe të fëmijës në veçanti

Më: 11 janar 2022 Në ora: 22:11
Foto ilustrim

Në  këto dy vjet e gjysmë që kaluan, ne si vend e njerëz u përballëm me dy tërmete dhe një  pandemi shumë të rëndë që akoma nuk ka mbaruar. Të gjithë pa përjashtim të rritur e të parritur kemi jetuar në një gjendje stresi të zgjatur e të rëndë. Pandemia edhe pse nuk ka mbaruar nuk është më aq vdekjeprurëse siç ishte në fillimet e saj. 

Në  këtë situatë është mirë që të mendojmë më shumë për fëmijët dhe çfarë duhet të bëjmë që të zbutim pasojat e stresit të zgjatur që  natyrisht fëmijët e kanë përjetuar më rëndë nga të gjithë. Pasi përveç se ishin të parritur panë edhe të rritur të tronditur që nuk dinin si të  silleshin dhe kë të besonin.

Tashmë që situata është më e qetë do të ishte mirë të mendonim se si tua lehtësojmë fëmijëve pasojat që kanë shkaktuar tërmetet dhe Covid-i. Studime të shumta që janë bërë në vende të ndryshme tregojnë që fëmijët janë prekur rëndë nga stresi i shkaktuar nga Covid-i. Tek ne duhet shtuar edhe stresi i anashkaluar nga tërmetet, kjo nuk duhet harruar.

Studiuesit rekomandojnë që fëmijët të përfshihen në dy lloj aktivitetesh, ato sportive si noti, basketbolli, futbolli, volejbolli apo sportet marciale dhe njëkohësisht të mësojnë një vegël muzikore. Muzika dhe sporti janë dy forma shumë të mira dhe efikase që  influencojnë pozitivisht në shëndetin mendor të njeriut në përgjithësi dhe të fëmijës në veçanti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat