Ja pija që parandalon ënjtjen e këmbëve

Shëndetësia

Ja pija që parandalon ënjtjen e këmbëve

Më: 13 janar 2022 Në ora: 18:43
Foto ilustrim

Temperaturat e larta mund të jenë tepër të dëmshme për këmbë, meqë shkaktojnë ënjtje. Nëse qëndroni shumë kohë në këmbë apo ulur, atëherë ënjtja është e paevitueshme. Nëse doni ta parandaloni ënjtjen e këmbëve, duhet që gjunjë e teposhtë, këmbët t'i lani me ujë të ftohtë, të mos rrini këmbëkryq dhe sa më pak të rrini ulur.

JA DY RECETA QË JANË EFIKASE KUNDËR KËTIJ PROBLEMI

 Receta 1: Imtësoni gjethet e majdanozit dhe përvëloni me 4 dl ujë, mbuloni dhe lini që të rrinë gjatë natës. Në mëngjes kulloni, shtoni lëng limoni dhe pija është e gatshme. Duhet pirë tri herë në ditë nga 1 dl.

Receta 2: Në 1 litër ujë shtoni katër lugë fara të lirit dhe qitni në zjarr, që të zihen për 15 minuta. Mbuloni dhe lini që të qëndrojnë në vend të nxehtë për 1 orë, më pas shtoni lëng limoni. Pijeni nga një gotë të kësaj pije çdo gjysmë ore, derisa ta pini tërë pijen. Bëni kështu për dhjetë ditë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat