Kafe dhe kanellë, pije e shkëlqyeshme për shëndet

Shëndetësia

Kafe dhe kanellë, pije e shkëlqyeshme për shëndet

Më: 25 janar 2022 Në ora: 17:52
Foto ilustrim

E dhe pse ndoshta deri më tani jeni mësuar që kanellën ta shijoni në ëmbëlsira, është koha që shijet t'i pasuroni edhe më shumë, të ndryshoni shprehitë dhe t'i shijoni edhe vetitë e saj shëruese. Kanella është burim i përsosur për vitamina C, si dhe për mineralet hekur dhe kalcium.

Të gjitha këto veti shëruese do të ndikojnë që organizmi juaj të përshpejtojë, ta ulni nivelin e sheqerit në gjak dhe ta ulni kolesterolin.

Po ashtu, kanella është e shkëlqyeshme për të zvogëluar dhimbjet gjatë ciklit menstrual. Nëse jeni në ndonjë ditë, atëherë 100 për qind të jeni të bindur se kanella do t'ju ndihmojë në këtë drejtim.

Ju shërben ta mashtroni urinë dhe ndihmon duke e shtuar në limonadë dhe në çaj. Edhe pse ju duket e habitshme që kanellën ta hidhni sipër kafesë, bëjeni që tani, sepse kështu ju mbron nga viruset dhe bakteret. Pos shijes së këndshme, bën mirë dhe organizmit. Hidhni ¼ e lugës kanellë, ndërsa që do ta vëreni se do të jeni përplot me energji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat