Pini tharm të bukës, do të ndryshoni brenda muajit!

Shëndetësia

Pini tharm të bukës, do të ndryshoni brenda muajit!

Më: 28 janar 2022 Në ora: 21:18
Foto ilustrim

Tharmi i bukës është mikroorganizëm i gjallë, që përdoret edhe në proceset e tretjes. Janë dy mënyra se si mund ta përdorni, jo vetëm për pjekjen e bukës.

KURË SHËRUESE

Tharmi është i pasur me vitaminat e grupit B, proteina,aminoacide dhe minerale të ndryshme, sidomos me krom dhe selen. Hulumtimet kanë treguar se tharmi, nëse merret në sasi të vogla, mund të ndikojë si antibiotik natyral dhe pastrues i organeve tretëse që ndikon në ekuilibrin e yndyrave, sheqerit dhe në gjak. Disa e sugjerojnë edhe për humbje në peshë. Tharmi i freskët është përdorur që moti, në kohërat antike, e edhe sot sugjerohet në urat shëruese, duke e marrë në stomak të thatë ose midis shujtave, 1-2 lugë, i tretur në pak ujë apo qumësht, duke e konsumuar 1-3 herë në ditë.

MASKË QETËSUESE PËR FYTYRË

Nga tharmi përgatiten edhe maska për fytyrë, për qetësimin e akneve dhe inflamacioneve të tjera të lëkurës dhe zbukurim të tenit. Zakonisht tharmi i thatë përzihet me ujë të vakët, duke e hedhur në fytyrë derisa të thahet, e më pas shpëlahet me ujë të ngrohtë, e më pas me të ftohtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat