Zbulohen probleme në mushkëri te pacientët që kalojnë Covid-in e zgjatur

Shëndetësia

Zbulohen probleme në mushkëri te pacientët që kalojnë Covid-in e zgjatur

Më: 30 janar 2022 Në ora: 06:40
Ilustrim

Studiuesit kanë zbuluar anomali në mushkëritë e pacientëve që kanë kaluar atë që është cilësuar si “Covid i tejzgjatur”. Sipas një studimi të kryer së fundmi rezulton se këta pacientë kanë marrje frymë të cilat nuk mund të zbulohen nga testet rutinë.

Në studim është përdorur ksenon, një gaz pa erë, pa ngjyrë, pa shije dhe kimikisht jo reaktiv, për të hetuar dëmtimin e mundshëm të mushkërive te pacientët që nuk janë shtruar në spital, por vazhdojnë të përjetojnë këtë simptomë.

Rezultatet fillestare të studimit sugjerojnë se ka një dëmtim të ndjeshëm të transferimit të gazit nga mushkëritë në qarkullimin e gjakut tek pacientët me Covid të zgjatur, pavarësisht se nuk zbulohet në teste, përfshirë këtu edhe ato me skaner.

Autori kryesor i studimit, Fergus Gleeson, profesor i radiologjisë në Universitetin e Oksfordit dhe konsulent radiolog në spitalet universitare të Oksfordit, fondacioni NHS, tha: “Ne e dinim nga studimi ynë që ka pasur në fokus Covid-in post spitalit se ksenoni mund të zbulonte anomalitë kur skaneri dhe testet e tjera të funksionit të mushkërive tregojnë rezultate normale.” 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat