Kjo është sëmundja që “tradhton” lotët

Shëndetësia

Kjo është sëmundja që “tradhton” lotët

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 11:04
Ilustrim

Lotët mund të “tradhtojnë” nëse një person ka sëmundjen e Parkinsonit, sipas një studimi të ri që i hap rrugën zhvillimit të një testi të ri.

Studiuesit, të udhëhequr nga Dr. Mark Liu i Shkollës së Mjekësisë të Universitetit të Kalifornisë Jugore, krahasuan mostrat e lotëve nga 55 pacientë me Parkinson me lotët e 27 njerëzve të shëndetshëm të së njëjtës moshë dhe seks.

U zbulua se në lotët e pacientëve me Parkinson proteina alfa-sinukleinë, e cila është “marka” e sëmundjes në tru, është deri në pesë herë më e lartë te pacientët sesa te njerëzit e shëndetshëm.

Lotët përmbajnë proteina të ndryshme të prodhuara nga qelizat sekretuese të gjëndrës lacrimal të syrit, e cila stimulohet nga nervat për të sekretuar këto proteina. Për shkak se sëmundja e Parkinsonit mund të ndikojë në funksionin nervor në përgjithësi, përveç qelizave nervore të trurit, çdo ndryshim në nerva për shkak të sëmundjes mund të sjellë edhe ndryshime në nivelet e proteinave të lotit, gjë që “dëshmon” për sëmundjen.

“Diçka aq e thjeshtë sa lotët mund t’i ndihmojë neurologët të dallojnë njerëzit me Parkinson. Edhe për shkak se procesi i sëmundjes mund të fillojë vite apo edhe dekada përpara se të shfaqen simptomat, një shënues biologjik si ai do të jetë i dobishëm për diagnostikimin e hershëm apo edhe trajtimin e sëmundjes”, tha Liu.

Por së pari duhet të anketohen më shumë njerëz. Studiuesit njoftuan gjetjet e hulumtimit të tyre në konferencën vjetore të Akademisë Amerikane të Neurologjisë në Los Anxhelos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat