Lëngu që shëron veshkat, nuk është birra

Shëndetësia

Lëngu që shëron veshkat, nuk është birra

Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 12:28
Foto ilustrim

Shumë meshkuj pëlqejnë pijen nga bima humulus (lat> humulus lupulus), që vjen në shishe dhe në konserva, e disa pëlqejnë ta pinë drejtpërdrejt nga kavanozi i madh.

Ky lëng përgatitet nga e njëjta bimë, por aspak nuk i ngjan birrës, por është çaj i cili shëron veshkat. Humulusi është bimë që ngjitet si lozë dhe rritet deri gjashtë metra lartësi. Ka gjethe që në prekje ngjiten për duar, e pikërisht aty është edhe efekti shërues i bimës. Kjo bimë përmban taninë, rrëshirë, materie të hidhura, alkaloid hopinë, pektinë, kripë kaliumi, vaj eterik, dyllë dhe disa substanca bazë.

Kjo bimë përdoret kundër inflamacioneve të fshikëzës dhe veshkave, shëron mëlçinë, tëmthin, ndihmon kundër fryrjeve në stomak, nxit urinimin dhe djersitjen, si dhe qetëson nervat.

Ju ndihmon personave të moshuar që kanë probleme me urinimin. Çaji nga bima e re, 15 gramë, përzihen me 1 litër ujë të vluar. Kur të ftohet, pini nga një gotë (1 dl), tri herë në ditë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat