Kjo është pija më e shëndetshme në botë pas ujit

Shëndetësia

Kjo është pija më e shëndetshme në botë pas ujit

Më: 11 mars 2022 Në ora: 13:55
Ilustrim

Lëngjet natyrale po bëhen gjithnjë e më të njohura në dietën tonë të përditshme , sepse në këtë mënyrë mund të konsumoni disa fruta ose perime që zakonisht nuk dëshironi t’i hani. Kjo pije mund të zgjasë edhe jetën tuaj!

Është shumë e thjeshtë: Do ta përgatisni me karrota, mollë, limon dhe xhenxhefil dhe do të siguroni përfitime të vlefshme për shëndetin tuaj! Hidhini të gjithë përbërësit në një shtrydhëse frutash dhe pijeni lëngun menjëherë! Karotat përmirësojnë shikimin. Ato janë gjithashtu efektive kundër kancerit, ndërsa në të njëjtën kohë e bëjnë lëkurën tuaj më të re dhe më të shëndetshme. Ato janë të mira për zemrën, dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve dhe parandalojnë sulmin në zemër.

Mollët forcojnë sistemin imunitar, ndihmojnë në humbjen e peshës, ndihmojnë në funksionimin e duhur të veshkave, mëlçisë dhe fshikëzës së tëmthit, mbrojnë nga sëmundjet e gojës, stimulojnë tretjen, mbrojnë zemrën dhe enët e gjakut, ndërsa ndihmojnë kundër stresit, lodhjes dhe pagjumësisë, baktereve dhe viruseve.  Ato gjithashtu parandalojnë lloje të ndryshme të kancerit.

Limoni pastron mëlçinë dhe stimulon funksionin e saj. Ata janë antiseptikë dhe antioksidantë natyralë. Ato parandalojnë gripin, ftohjen dhe shumë lloje infeksionesh. Ato ndihmojnë gjithashtu në trajtimin e dhimbjeve të barkut dhe stomakut, si dhe dispepsi. Ato stimulojnë prodhimin e enzimave të mëlçisë, normalizojnë funksionin e zorrëve dhe parandalojnë gingivitin dhe stomatitin.

Ato ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut, rrisin nivelin e kolesterolit të mirë, alkalizojnë trupin, parandalojnë spazmat dhe dhimbjet e muskujve, ndërkohë që rregullojnë punën e metabolizmit tuaj.

Përfitimet janë të panumërta. Ndër të tjera, limoni parandalon stresin dhe depresionin, zvogëlon rrezikun e goditjes në tru, parandalon shfaqjen e gurëve në veshka dhe fshikëzën e tëmthit, ndërsa mbron edhe nga osteoporoza.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat