Përgjegjësia e ruajtjes së shëndetit tuaj, një parakusht për një cilësi të mirë jete dhe jetëgjatësi maksimale

Shëndetësia

Përgjegjësia e ruajtjes së shëndetit tuaj, një parakusht për një cilësi të mirë jete dhe jetëgjatësi maksimale

Nga: Dr. med. Dr. fil. Halil Krasniqi MSC Dr. Sc Më: 2 prill 2022 Në ora: 17:12
Halil Krasniqi

Një shumëllojshmëri e gjerë termash lidhen zakonisht me cilësinë dhe vlerën e jetës. Statusi social është i rëndësishëm, kërkesat materiale janë vendimtare, kënaqësia dhe lumturia janë faktor primar që përbëjnë cilësinë e jetës dhe me ketë nje jetëgjatësi natyrale.

Një nga citimet nga Albert Schweitzer është i rëndësishëm në këtë kontekst: "Shumë njerëz e dinë se janë të pakënaqur, por edhe më shumë njerëz nuk e dinë se janë të lumtur." Kjo do të thotë se ne shpesh i marrim gjërat e jetës së përditshme si të mirëqena dhe kuptimi i tyre njihet vetëm kur mungojnë papritur, gjë që vlen jo vetëm për lumturinë, por edhe për shëndetin. Shumë njerëz nuk jan në gjendje të vlerësojn vlerat e jetës së tyre. Prandaj Mjekësia konvencionale e përkufizon shëndetin si mungesë të sëmundjes. Prandaj në këtë mënyrë, shëndeti nuk ekziston si një fenomen i pavarur. Sëmundja shpesh perceptohet si diçka e pashmangshme, fatale, e cila nuk mund të shmanget. Mirëpo në shumicën e rasteve, semundja as qe ka arsye te vije dhe të shkaktoj dëmë shëndetësore. Ne vetvetiu jemi përgjegjes për këtë fenomen i cili mund të jetë i shmangur.

Nëse ne kujdesemi plotësisht për shëndetin tonë dhe jemi plotësisht të vetëdijëshëm për shendetin mendor dhe fizik, athere semundja do të qëndrojë larg.

Mirëmbajtja e shëndetit kujdesi fizik dhe psiqik, permanent i vehtes, krijon hapsirë të gjatë për një jetë pa telashe shëndetësore.

Ne duhet pranuar se shumë sëmundje duket se na sulmojnë rastësisht, pa asnjë arsye, nga askund. Këto janë situata të cilat sikur ne vetë i terheqim. Megjithatë, me një inspektim më të afërt, rezulton se trupi ynë në fakt është ndërtuar dhe projektuar në atë mënyrë që – siç tregojnë shumë shembuj – mund të jetojë lehtësisht deri në njëqind ose më shumë vjet pa sëmundje serioze apo të pakapërcyeshme që e bëjnë këtë të pamundur. Por - si çdo makinë, trupi ka nevojë për mirëmbajtje dhe kujdes. Nëse rregullorja mëposhtë do të respektohet, kjo zgjate jetëgjatësin e makines:

Të mos vozitet nga shume shofere me teknika të ndryshme të vozitjes,

Të pastrohet nga brenda dhe jashte rregullishtë

Të mos qendroj në vendin ku mund të krijohet korozion apo ndryshk

Të kryhen me kohe kontrollet teknike

Dhe te furnizohet me substanca harxhuese te mira

Prandaj parakushtet për një jetë të gjatë të shëndetëshme të lumtur dhe të suksesshme,

- duhet filluar me gjumë të mjaftueshëm dhe të rehatshëm,

- të marrim rregullishtë një dietë të ekuilibruar, dhe të larmishme

- të merremi me aktivitet të rregullt fizik /cdo ditë nga 30 min,)

- patjetër duhet përfshirë kërkesat stabile mendore dhe të menduarit pozitiv.

- vetëdiciplina është kushtë kyq për lumturinë dhe jetëgjatësin

- marrja e vazhdueshme e ilaçeve, e cila është normë për shumë njerëz mbi moshën 60 vjeç, mund të shmanget në masë të madhe.

Megjithëatë, vizitat te mjeku për egzaminim, kshillime dhe informin, është e rëndësishme por qëndrimi në spital po bëhen dita ditës, përjashtim në situatat akute.

“Shëndeti është primar, dhe pa shëndet gjithçka është asgjë”. Të gjithë ata të cilët me vetëdije sakrifikuan shëndetin e tyre për suksesin ekonomik dhe atë të familjarëve të tyre prej vitesh dhe më pas, duhet të jenë të vetëdijëshëm se do të përpiqen shpesh herë të rifitojnë shëndetin e tyre me para, por kjo nuk do të jezë e mundur më. „Shëndeti dhe koha nuk presin, shëndeti dhe koha nuk kanë orë stopuese“ Citat: H. Krasniqi

Problemi kryesor, është se njerëzit ndërgjegjësohen për shëndetin që duhet të mbrojnë atë vetëm kur ai preket. Masat paraprake dhe parandalimi i sëmundjeve janë të vështira për t'u zbatuar. Nga expertiza ime shëndetësore se ne do të dëshironim të shmangnim pasojat e vesit pa hequr dorë nga vetë vesi.

Në këtë kontekst është gjithashtu shumë interesant që ne e quajmë sistemin tonë aktual; të shërbimeve mjekësore, psikologjike dhe sociologjike "sistemi shëndetësor", megjithëse kjo ka të bëjë ekskluzivisht me sëmundjet.

Shëndeti, pra në veçanti cilësia e jetës, kualiteti jetësor, pikërisht në pleqëri, lidhet kryesisht edhe me inteligjencën dhe përgjegjësinë personale, diciplinën vetjake dhe kulturën e rrethit ku jeton. Cdo njëri, cdo pjesmarres në jetën bashkkohore, duhet të kuptojnë vetë se çfarë mund të presin nga trupi i tyre, nëse ai ndryshon, shkakton dhimbje, crregullohet funksioni i tij, apo gjendja psikofizike devijon nga më pare. Prandaj cdo njëri nga ne duhet ti ofroj shëndetit gjithçka që atij i nevojitet për të funksionuar normal.

Nëse njeriu nuk e njef shëndetin dhe trupin e tij, si fuksion, cka e pengon trupin tone, cilat sjelle e demtojnë atë, nuk e vrejm kur trupi i jonë sinjalizon dhimbjen, sëmundjen, nuk toleron sasinë e tepruar të alkoholit, duhanit, ushqimin e tëpruar, lodhjen e tepërt, stresin, crregullimet e mirëqenies psikofizike, athere, këtu mungon inteligjenca personale, vetëdijshmeria, konsequenca dhe diciplina vetjake.

Në këto rast nuk duhet pritur se trupi dhe shëndeti i jonë do te kanë mundësi të kujdesen për shpirtin apo jetëgjatësin.

Të gjithë njerëzit janë vetëpërgjegjes për zhvillimin e jetëa së tyre në fazat e jetës së tyre.

Në ekspertizën time shumëvjeqare në lami te shumta mjekësore, kam shtruar pyetjen vehtes sime se “Si mund të parandalon shëndeti sëmundjet”. Ne këtë kontest kam hasur edhe në literatur botërore nga expertet e shumtë, të cilët merren me të njejtën problematik si unë.

Përgjegja mund të jetë: "Është turp të mendojmë se mund t'ia delegojm përgjegjësinë për shëndetin një mjeku, një ordinance, nje spitalit apo kompani të sigurimeve, institucioni shëndetësor sepse ata që janë përgjegjës për sëmundjet shpesh nuk kanë asnjë interes për shëndetin tonë“.

Nga shkrimi im duhet kuptuar se çdonjëri që është në gjendje të marrë përgjegjësinë, të kujdeset me përpikëri për ruajtjen e shëndetit të tij, pra shmangien e sëmundjes, nuk duhet të shqetësohet shumë për cilësinë e jetës së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat