Pesë ilaçe popullore, të cilat jua largojnë problemet me lëkurë

Shëndetësia

Pesë ilaçe popullore, të cilat jua largojnë problemet me lëkurë

Më: 5 prill 2022 Në ora: 21:05
Foto ilustrim

Pa marrë parasysh a bëhet fjalë për mavijosjet, puçrrat, apo për diçka më serioze, të gjithë e dimë se problemet me lëkurë mund të jenë tepër problematike. Por, për fat, ka zgjidhje për gjithçka.

PLAGËT ME QELB DHE FERRA

Domaten e gjelbër (mundet edhe i kuq, por ai i gjelbër është më efikas) vendoseni në vendin nga i cili nuk mund ta hiqni ferrën apo qelbin. Këtë kompresë mbajeni gjatë natës dhe domatja do ta nxjerrë tërë qelbin, kurse ferra do të bjerë vetë.

INFEKSIONET ME KËRPUDHA

Çaji nga kantarioni do t'ju pastrojë dhe do t'ju ndihmojë që t'i hiqni qafe infeksionet me kërpudha. Vendin në lëkurë dhe mukozën e prekur shpëlajeni me këtë çaj disa herë në ditë. Vaji i kantarionit është edhe një dhuratë e natyrës, i cili i ndihmon shumë lëkurës. Ky eliksir është i mrekullueshëm te përshpejtimi i shërimit të plagëve sipërfaqësore dhe djegieve.

MAVIJOSJET

Sa herë që në trupin tuaj ju paraqiten mavijosje, pas ndonjë goditjeje të fortë, mjafton që ta grini majdanozin e freskët dhe ta vendosni në gazë, e më pas ta mbështillni në vendin kritik. Dhembja do të pushojë, e mavijosja do të zvogëlohet dukshëm pas vetëm disa orësh. Për largimin e plotë të mavijosjes këtë procedurë përsëriteni 2-3 ditë.

RRUDHAT DHE NJOLLAT NË LËKURË

Njerëzit që konsumojnë mjaltë çdo ditë kanë një pasqyrë më të mirë të gjakut dhe një organizëm më vital. Por, ajo që bie në sy më së shumti tek ta, është lëkura elastike dhe pamja rinore. Prandaj, fytyrën, apo vendin nga ku doni largimin e rrudhave, apo njollave, lyejeni me mjaltë, në kombinim me kanellë dhe qumësht, me ç'rast rrudhat dhe njollat do të fillojnë vetvetiu që të largohen. Mjaltin mund ta lyeni edhe mbi kapilarët e plasur.

AKNET DHE PUÇRRAT

Nëse jeni adoleshent dhe, për shkak të hormoneve, keni probleme të mëdha me akne dhe puçrra, atëherë zgjidhja për ju qëndron te hudhra. Ju nevojitet lëngu i kësaj perime, prandaj më së miri është që të ndrydhni 2-3 thelpinj dhe, masën e fituar, ta vendosni në vendin problematik. Rezultatet do të jenë evidente së shpejti, kurse skuqja dhe ënjtja rreth puçrrave do të largohet menjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat