A e keni gojën e thatë: Kjo mund të jetë shenjë e sëmundjeve të rënda!

Shëndetësia

A e keni gojën e thatë: Kjo mund të jetë shenjë e sëmundjeve të rënda!

Më: 24 prill 2022 Në ora: 08:27
Foto ilustrim

Goja e thatë di të jetë e shpeshtë dhe shpesh e parrezikshme, por nganjëherë di të jetë simptomë për disa sëmundje. Normale është nëse nuk keni konsumuar sasi të duhur të ujit apo shkaku i nervozizmit. Edhe kafeja e tepërt e shkakton. Por një thatës konstante tregon për simptoma më serioze.

URTHI

Thatësia e gojës shpeshherë përcillet me urthin, e shpeshherë shkakton edhe inflamacionin e fytit. Inflamacioni shkaktohet me kalimin e acideve të lukthit nga vezoret në fyt.

DIABETI

Niveli i lartë i sheqerit në gjak mundet të shkaktojë thatësinë e gojës. Kjo për faktin se gjatë rritjes së glukozës në gjak, veshkat humbin aftësinë e përpunimit të lëngjeve, duke shkaktuar edhe dehidrimin e trupit.

PËRDORIMI I DISA ILAÇEVE

Janë rreth 400 lloje të ilaçeve që e shkaktojnë tharjen e gojës. Por, tharja e gojës shfaqet edhe te artriti reumatoid, lupusi (sëmundje në të cilën sistemi imun sulmon nyjat e shëndetshme) dhe vaskulitisa (inflamacioni i enëve të gjakut).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat