Nga kocat te zemra dhe humbja e peshës, përfitimet e jashtëzakonshme që merrni nga konsumi i ullinjve

Shëndetësia

Nga kocat te zemra dhe humbja e peshës, përfitimet e jashtëzakonshme që merrni nga konsumi i ullinjve

Më: 24 prill 2022 Në ora: 19:28
Foto ilustrim

Fruti magjik i Mesdheut është një dhuratë e natyrës për shëndetin tonë. Albeu.com ju tregon më poshtë se cilat janë përfitimet që merrni në shëndet nga konsumi i tyre.

Ushqimi i mirë për zemrën

Falë acideve yndyrore të pangopura, ullinjtë ndihmojnë në uljen e LDL-së, pra kolesterolit “të keq”, ndërkohë që luftojnë rrezikun e sulmit në zemër dhe presionit të lartë të gjakut. Për më tepër, vetitë e fuqishme antioksidante të polifenoleve që përmbahen në ullinj mund të minimizojnë stresin, gjë që sipas hulumtimeve është jashtëzakonisht e rrezikshme për shëndetin e zemrës. Ato përmirësojnë qarkullimin e gjakut.

Komponimet bimore që përmban ulliri duket se mund të rrisin prodhimin e oksidit nitrik, duke përmirësuar funksionin e enëve të gjakut dhe rrjedhimisht qarkullimin më të mirë të gjakut në inde. Sipas studimeve, qarkullimi i mirë ofron mirëqenie dhe parandalon shfaqjen e sëmundjeve kronike!

Forcon kockat

Polifenolet përmirësojnë densitetin e kockave, forcojnë kockat dhe parandalojnë sëmundjet e dhimbshme të kockave si artriti dhe osteoporoza. Në të njëjtën kohë, ato ndihmojnë në luftimin e inflamacionit dhe kancerit.

Promovon humbjen e peshës

Ullinjtë përmbajnë yndyrna të shëndetshme që kontribuojnë pozitivisht në humbjen e peshës. Yndyrnat e pangopura kontribuojnë ndjeshëm në uljen e oreksit, gjë që ju pengon të hani më shumë. Në të njëjtën kohë, ullinjtë janë treguar se ngadalësojnë tretjen dhe dërgojnë sinjale ngopjeje në tru. Së fundi, ato ndihmojnë trupin të prodhojë adiponektinë, një hormon që ndihmon në rritjen e djegies së yndyrës.

Kanë veti antioksiduese

Ullinjtë janë një burim shumë i mirë i vitaminës E, e cila ka veti antioksiduese dhe mund të vonojë plakjen e qelizave. Gjithashtu, ullinjtë janë të pasur me antioksidantë karotene dhe vitaminë A që forcon sistemin imunitar, ndihmon në trajtimin e sëmundjeve të lëkurës, vepron kundër kancerogjenezës dhe parandalon plakjen e lëkurës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat