​A shkaktojnë vaksinat mRNA mungesë menstruacionesh?

Shëndetësia

​A shkaktojnë vaksinat mRNA mungesë menstruacionesh?

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 20:36
Foto ilustrim

Rregullatori Evropian i Barnave njoftoi se të dhënat e disponueshme sugjerojnë se vaksinat mRNA kundër COVID-19 nuk shkaktojnë mungesa menstruale.

Vlerësimi është bërë për shkak të raporteve për çrregullime menstruale pas marrjes së një ose dy dozave të vaksinës mRNA, ose Moderne ose Pfizer-BioNTech.

Çrregullimet menstruale mund të ndodhin për një sërë arsyesh, duke përfshirë gjendjet para-ekzistuese shëndetësore, si dhe stresin dhe lodhjen. Autoritetet shëndetësore theksuan se raste janë raportuar edhe pas Covid-19.

Mungesa e menstruacioneve konsiderohet një gjendje kur nuk ka gjakderdhje për 90 ditë ose më shumë.

Nga ana tjetër, Komiteti i Vlerësimit të Rrezikut Farmakologjik i Agjencisë Evropiane të Barnave (PRAC), është ende duke hetuar rastet e gjakderdhjes së rëndë pas vaksinimit me dy vaksinat.

Raportet e rasteve të tilla, me gjakderdhje dukshëm më të rëndë ose gjakderdhje të zgjatur dhe që ndikojnë në cilësinë e jetës, u theksuan si një shkak potencial për shqetësim pasi një studim norvegjez tregoi një rritje të numrit të rasteve pas vaksinimit.

PRAC raportoi se kishte shqyrtuar të gjitha të dhënat e disponueshme dhe kishte kërkuar një rishikim të përditësuar kumulativ të rastit nga prodhuesi i vaksinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat