‘Ilaçi’ i ditëve të nxehta, çfarë të pish kur je dehidratuar?

Shëndetësia

‘Ilaçi’ i ditëve të nxehta, çfarë të pish kur je dehidratuar?

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 08:43
Ilustrim

Ndodh shpesh, por sidomos në këtë periudhë të vitit, kur trupi dehidratohet dhe ka gjithmonë pasoja nëse nuk trajtohet. Pas shumë daljeve e netëve jashtë, në ditëlindje a festa të ndryshme, disa njerëz mendojnë se të pish ujë, lëngje të ndryshme frutash apo lëngje për fëmijë mund ta kalosh lehtësisht dehidratimin. Por nuk është kështu. Gjendja mund të agravojë nëse nuk trajtohet me kujdes.

Lëngjet e frutave dhe lëngjet për fëmijë kanë një të përbashkët shumë të rëndësishme: janë të mbushura me elektrolite (përbërës që hyjnë te lëndët ushqyese dhe që i ndihmojnë në shumë procese jetësore që zhvillohen në organizëm – prodhimi i energjisë, ruajtja e tërësisë së qelizave, përcjellja e nervave etj. Elektrolitet përcjellin elektricitet. Elektroliti me i zakonshëm e i kudogjendur është kripa.)

Ndërsa një studim i fundit nga Universiteti i Calgary-t në Kanada ka zbuluar një pije të ndryshme që trajton më mirë dehidratimin te fëmijët: lëng molle. Në studim u përfshinë gjithsej 647 fëmijë, të cilët u trajtuan për dehidratim. 644 (99.5%) prej tyre aprovuan se e kaluan gjendjen pasi filluan të pinin lëng molle, ndërsa pjesa tjetër që pinte vetëm një lëng me elektrolit ishte 25 për qind.

Kështu, ki parasysh se sa herë të ndodhesh në një gjendje dehidratimi, më mirë se çdo gjë tjetër është një lëng molle.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat