Si ndikon vitamina E në trupin tonë?

Shëndetësia

Si ndikon vitamina E në trupin tonë?

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 23:04
Foto ilustrim

Vitamina E është një vitaminë tejet e rëndësishme e cila luan role shumë thelbësore për shëndetin e njeriut.

Ndikimi më i madh i vitaminës E është në parandalimin e shfaqjes së rrudhave, përshpejton largimin e shenjave nga aknet, zbut lëkurën e thatë, ndihmon në shërimin e buzëve të çara, forcon thonjtë, nxit rritjen e flokut e shumë gjëra të tjera.

Kjo vitaminë gjendet tek farat, arrat, avokadot, vaji i ullirit, vaji i arrës së kokosit si dhe tek bimët me gjethe jeshile.

Studimet e fundit tregojnë se nëse vitamina E është në sasi jo të mjaftueshme në trup, rreziku ndaj atakut të zemrës dhe kacereve është më i madh, si dhe mund të formohen perdet në sy.

Kjo vitaminë mund të merret përmes ushqimit, si dhe ekziston vaji i kësaj vitamine i cili mund të aplikohet direkt në zonat ku dëshirojmë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat