​Omicron mund të ketë origjinën tek minjtë

Shëndetësia

​Omicron mund të ketë origjinën tek minjtë

Më: 24 tetor 2022 Në ora: 23:31
Foto ilustrim

Omicron, variant i Covid-19, i identifikuar në nëntor të vitit 2021, si dominues në mbarë botën për vetëm disa muaj, mund të ketë origjinën tek minjtë, thuhet në një studim të kryer nga studiues në Universitetin e Minesotës të publikuar në revistën e Akademisë Kombëtare të Shkencave të SHBA (PNAS).

Omicron tërhoqi menjëherë vëmendjen e studiuesve për shkak të numrit të lartë të mutacioneve (rreth 50) që karakterizojnë gjenomin e tij në krahasim me variantet e mëparshme.

Kjo karakteristikë i jep, ndër të tjera, një ngjitje të lartë dhe aftësi për të shmangur përgjigjen imune.

“Hipotezat mbi origjinën e Omicron janë të shumta, por provat eksperimentale janë ende të pakta”, komentuan autorët e studimit, të cilët u përpoqën të rindërtonin origjinën e mundshme të variantit duke studiuar korrespondencën midis strukturës së një pjese të Spike, proteina Omicron (i ashtuquajturi domen lidhës i receptorit ose RBD) me atë të receptorëve ACE të njeriut dhe të miut, shkruan ATSH.

Duke u fokusuar në katër mutacione tipike të Omicron, ekipi zbuloi se njëri prej tyre (N501Y) është rezultat i përshtatjes me strukturën e receptorit ACE të njeriut dhe të miut. Tre të tjerat (Q493R, Q498R, Y505H) janë rezultat i përshtatjes vetëm në miun.

Për ekipin, bazuar në këto të dhëna, hipoteza më e mundshme për origjinën e Omicron është se “një variant i SarsCov2 që përmban mutacionin N501Y mund të ishte transmetuar nga një specie njerëzore (ose një specie tjetër kafshe) te minjtë”. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat