Depresioni/ Njihuni me këto 14 sinjale për sigurinë tuaj dhe të të tjerëve

Shëndetësia

Depresioni/ Njihuni me këto 14 sinjale për sigurinë tuaj dhe të të tjerëve

Më: 7 prill 2025 Në ora: 13:01
Foto ilustrim

Të gjithë ne kemi mendime negative kur jemi në humor të keq. Por, tek njerëzit që vuajnë nga depresioni mendimet jashtëzakonisht negative shtrembërojnë pikëpamjen e tyre të realitetit. 15% e njerëzve që vuajnë nga depresioni shpesh rrezikojnë jetën e tyre.

13 shenjat më të zakonshme të depresionit:

Trishtim, luhatje humori, ose “humor të keq” gjatë gjithë kohës

Ankth, nervozizëm, trishtim, frika për të ardhmen ose ndjenjë të papërcaktuar të frikës

Luhatje në nivelin e energjisë;

Mungesë të përqendrimit, shpirtvogëlsi, pavendosmëri

Mungesë të gjumit

Faji i ekzagjeruar. Këta njerëz janë të shqetësuar për probleme të kaluara ose aktuale, vënë në dyshim sjelljen e tyre. Ata shpesh kanë një ndjenjë të urrejtjes, një vetëurrejtje

Humbja (dështimi, humbja e reputacionit dhe parave, humbja e dashurisë ose vdekja e një të dashuri), e cila çon në një ndjenjë të inferioritetit, humbje të vetëvlerësimit dhe vetëbesimit, e shoqëruar nga një frikë e braktisjes dhe humbjes së një personi

Humbja e interesit, paaftësia për të qeshur dhe për të arritur kënaqësinë në sfera të ndryshme të jetës,mungesë të dëshirës seksuale

Humbja e shpresës, ndjenja të vetmisë

Mungesë oreksi ose të ngrënit tepër

Lodhje, paaftësi për punë ose aktivitete në përgjithësi

Pesimizëm në çdo gjë që ka të bëjë me të ardhmen, dëshpërim, të shqetësuar për gjëra të vogla, të qara të tepruara

Mendime se jeta është e pakuptimtë, dhe mendimet për vetëvrasje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat