Okulistja: Ekranet po dëmtojnë shikimin e fëmijëve

Shëndetësia

Okulistja: Ekranet po dëmtojnë shikimin e fëmijëve

Më: 3 qershor 2025 Në ora: 22:16
Ilustrim

Numri i fëmijëve me syze optike po shtohet dita ditës. Mjekët okulist fajësojnë për këtë rritje ekspozimin përpara ekraneve qoftë të telefonave smart phone por edhe kompjuteri apo televizori.

Në një kohë kur fëmijëve ju kanë mbetur vetëm pak ditë nga përfundimi i vitit shkollor mjekja ka një apel për prindërit.

Për të kapur në kohë problematikat e lidhura me shikimin, Ministria e Shëndetësisë po aplikon në shkollat programin kombëtar të depistimit.

Sipas të dhënave zyrtare në vitin 2024, i vizituan mbi 87 mijë fëmijë prej të cilëve 9711 nxënës janë referuar për vizitë tek mjeku specialist si pasojë e problematikave të shfaqura.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat