Gjigandi i oqeaneve i filmuar në kamera - Bota Sot
Gjigandi i oqeaneve i filmuar në kamera

Shkencë & Teknologji

Gjigandi i oqeaneve i filmuar në kamera

Më: 17 janar 2019 Në ora: 23:17
Gjigandi i oqeaneve

Një peshkaqen i bardhë i stërmadh, i quajtur “deep blue”, mendohet të jetë më i madhi i filmuar ndonjëherë në kamera. Ky peshkaqen është filmuar larg brigjeve të Hawaii në SHBA. Ai mendohet të jetë rreth 50 vjeç dhe 6 metra i gjatë. Ekspertët besojnë se i ka mbijetuar kohërave, pavarësisht peshkimit.

“Natyrisht është një peshkaqen shumë i madh. Një nga më të mëdhenjtë që është parë ndonjëherë në ujë”, tha George Burgess, drejtor i Departamentit për Peshkaqenët në Muzeun e Historisë Natyrore të Floridës.

Ky peshkaqen i përmasave të tilla është quajtur “deep blue” nga eksperti Mauricio Hoyos Padilla, i cili ishte zhytur në ujë duke notuar pranë peshkaqenit si pjesë e një dokumentari të Discovery channel.

Në vitin 2015, Padilla i cili qëndronte brenda një kafazi mbrojtës metalik, preku me duar këtë peshkaqen. Në atë kohë, ai besonte se “deep blue” ishte shtatzënë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...