Në Mars shkencëtarët gjejnë dëshmi të çuditshme

Shkencë & Teknologji

Në Mars shkencëtarët gjejnë dëshmi të çuditshme

Më: 3 mars 2019 Në ora: 00:54
Mars

Shkencëtarët kanë zbuluar dëshminë e parë gjeologjike të një sistemi të madh të liqeneve nëntokësore në Mars. Pesë nga këto liqene potencialisht përmbajnë minerale jetësore për zhvillimin e jetës.

Një studim i ri tregoi se Marsi dikur kishte një sistem të madh të ujërave nëntokësore që përhapeshin anembanë globit, sipas Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA), duke përdorur hetimin e “Mars Express”.

Studiuesit gjetën 24 kratere të thella dhe të mbyllura në hemisferën veriore të Marsit dhe pohojnë se kanë gjetur dëshminë e parë gjeologjike të sistemit të ujërave të ndërlidhur thellë nën sipërfaqe.

Secili prej kratereve zbret në rreth 4.000 metra nën nivelin detar të detit dhe shumë karakteristika të dukshme në thellësi prej 4.000 deri 4.500 metra tregojnë se ka ujë, me prova të pishinave dhe rrymave që ndryshuan me kalimin e kohës.

“Më herët Marsi ishte një botë me ujë, por me ndryshimin e klimës së planetit, uji u tërheq nën sipërfaqe për të formuar pishina dhe “ujëra nëntokësore”. Ne gjetëm dëshminë e parë gjeologjike të një sistemi të ujërave nëntokësore anembanë globit,” tha autori Francesco Saleze nga Universiteti Utrecht në Holandë.

Image

Studiuesit besojnë se ky zbulim mund të tregojë se tre deri në katër miliard vjet më parë ekzistonte një oqean në Mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat