Interneti "nga kozmosi" arrin në vitin 2021?

Shkencë & Teknologji

Interneti "nga kozmosi" arrin në vitin 2021?

Më: 20 mars 2019 Në ora: 17:23
Foto

OneWeb thotë se lansimi i rrjetit në vitin 2021 është "i pashmangshëm".

Në shkurt, kjo kompani lansoi me sukses satelitët e parë të aftë për të mundësuar një gjë të tillë, transmeton KosovaPress.

Pas raundit të fundit të grumbullimit të parave, OneWeb ka gjithsej 3.4 miliardë dollarë në kapital, falë investitorëve si gjigandi teknologjik japonez Softbank, Virgin Group, Coca-Cola dhe Qualcomm. OneWeb thotë se deri në fund të këtij viti do të fillojnë lansimin e 30 satelitëve, në mënyrë që të ketë qasje në internet në të gjithë botën.

Për ta bërë këtë, në një orbitë të ultë rreth Tokës ose në një lartësi deri në 2.000 kilometra nga sipërfaqja e Tokës, ata do të duhet të lëshojnë një total prej 650 satelitësh - megjithëse numri i tyre përfundimtar mund të arrijë deri në 2.000.

Ky do të jetë programi më i madh i nisjes së satelitit në OneWeb, e cila konkurron me kompanitë si SpaceX, e cila ka plane të ngjashme.

Këto kompani duan të sjellin internetin në ato pjesë të botës që aktualisht nuk kanë qasje broadband ose ku qasja është e pabarabartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat