Ka strukturë të ngurtë, përbërësit e një superlëngu dhe sillet sipas ligjeve të mekanikës kuantike. Kjo është gjendja e re e zbuluar e materies, e vrojtuar nga një grup kërkuesish italianë e gjermanë, të cilët studimin e kanë publikuar në revistën Physical Review Letters.
Kërkuesit janë përpjekur që prej viteve 60 të shekullit të kaluar të realizojnë këtë gjendje të materies, që parashikohet nga ligjet e mekanikës kuantike. Dhe pas shumë dekadash kanë arritur të realizojnë gjendje super të ngurtë që bazohet vetëm në shkëmbim atomik.
Sipas shkencës, arritja e krijimit të një gjendjeje të katërt do të krijojë mundësitë për të kuptuar më tepër mbi materialet kuantike.