“Apollo 11”, 50 vite nga misioni në hënë

Shkencë & Teknologji

“Apollo 11”, 50 vite nga misioni në hënë

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 13:55
Foto

50 vite pasi raketa e nisur nga Florida dërgoi njerëzit e parë në Hënë, një veteran i ekuipazhit të “Apollo 11”, kthehet në platformën e lancimit për të kujtuar dhe nderuar hapin gjigant për njerëzimin, që u bë një moment vendimtar dhe përcaktues në histori.  Michael Collins dhe piloti i modulit, Buzz Aldrin, janë dy pjesëtarët e vetëm ende në jetë të atij misioni që do të ndryshonte mënyrën se si njerëzimi e shihte vendin e tij në univers.  Komandanti i tyre, Neil Armstrong, njeriu i parë që shkeli në hënë, u nda nga jeta në vitin 2012, në moshën 82-vjeçare. Anijes iu deshën katër ditë për të arritur në Hënë, para se moduli i njohur si ‘Eagle’, preku sipërfaqen e hënës më 20 korrik 1969. Armstrong doli disa orë më pas, duke zbritur ngadalë nga një shkallë e duke vendosur këmbën në tokën hënore, shoqëruar me frazën e pavdekshme; ky është një hap i vogël për njeriun, por një hap gjigant për njerëzimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat