Astronauti që eci për herë të parë në hapësirë - Bota Sot
Astronauti që eci për herë të parë në hapësirë

Shkencë & Teknologji

Astronauti që eci për herë të parë në hapësirë

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 08:11
Astronauti që eci për herë të parë në hapësirë

Edward White më 3 qershor të vitit 1965, eci për herë të parë në hapësirë.

Astronauti amerikan White doli nga sonda “Gemini” në një lartësi prej 216 km mbi Tokë. I lidhur në anijen kozmike me një tub prej shtatë metrash që i siguronte oksigjen dhe komunikim, White përdori një mjet të veçantë dore për të manovruar në hapësirë.

Edhe pse dalja nga anija ishte parashikuar për 12 minuta, White, i kënaqur nga kjo eksperiencë, e zgjati ecjen në hapësirë deri në 20 minuta, gjë e cila detyroi drejtorin e udhëtimit në Hjuston që ta urdhërojë të kthehet përsëri në anije.

Ecja në hapësirë në vitin 1965, tregoi se njerëzit mund të punonin në një mjedis armiqësor jashtë anijes së tyre të hapësirës.

Jo më shumë se dy vjet mbas kësaj ngjarjeje historike, astronauti Edward White vdiq nga zjarri ndërkohë që përgatitej për një mision tjetër në hapësirë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat