Shkencëtarët kanë bërë një “material të përsosur”, i cili thuhet se “është i pamundur për t’u prerë”

Shkencë & Teknologji

Shkencëtarët kanë bërë një “material të përsosur”, i cili thuhet se “është i pamundur për t’u prerë”

Më: 27 korrik 2020 Në ora: 12:25
Foto Ilustrim

Shkencëtarët kanë bërë një material artificial i cili sipas tyre nuk mund të pritet kurrë. Kjo e bën atë të përsosur për dyer, dollapë, por edhe veshje mbrojtëse.

Ata morën një material që nuk mund të shpohet ose pritet edhe me mjete të forta, shkruan TechExplorist.

Materiali quhet “proteus”, dhe u emërua sipas perëndisë Greke që ndryshon formën, sepse materiali është ndërtuar në atë mënyrë që të mbrohet nga dëmtimi.

“Duket e mrekullueshme. Materiali shkatërron tehun e prerjes me dridhjet e parregullta që ai krijon”, shpjegon Miranda Anderson nga Universiteti Britanik i Stirling, e cila ka punuar në projekt.

Materiali i vetëm natyral me të cilin mund të krahasohet është diamanti, por proteusi është më i lirë dhe më i lehtë se ai, gjë që e bën atë të aplikueshëm gjerësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat