Shfletuesi Firefox në Android merr përditësimin më të madh ndër vite

Shkencë & Teknologji

Shfletuesi Firefox në Android merr përditësimin më të madh ndër vite

Më: 25 gusht 2020 Në ora: 16:07
Firefox

Mozilla ka lëshuar një prej përditësimeve më të mëdha për versionin Android të Firefox në vitet e fundit. Kompania ka shtuar shumë funksione të popullarizuara në desktop në aplikacionin Android.

Një prej tyre është dark mode, i cili nuk ishte i disponueshëm për Firefox në Android më parë. Gjëja e parë që do të vini re për Firefox e ri në Android është fusha e adresës e cila është zhvendosur drejt fundit të ekranit.

Kompania thotë se këtë ndryshim e ka bërë për të akomoduar trendin e ri të ekraneve të mëdha të smartfonëve. Por nëse dëshironi mund ta zhvendosni përsëri në krye të ndërfaqes.

Image

Një tjetër veçori madhore është mbërritja e Enhanced Tracking Protection. Ky opsion ju mbron nga gjurmuesit të cilët mund të keqpërdorin të dhënat.

Risi tjetër është opsioni Collections në Firefox për Android ku mund të ruani dhe organizoni uebsajtet për ti vizuar më vonë. Në funksionalitet ato janë bookmark.

Së fundi në këtë version të Android Mozilla ka shtuar mbështetje për shtojcat e palëve të treta. Më përpara mund ti instalonit por nuk ishin të përshtatura për smartfon. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat