Vlerësimi i rrezikut: Jeni 10 veta pranë tavolinës, sa është mundësia që dikush ta ketë virusin korona?

Shkencë & Teknologji

Vlerësimi i rrezikut: Jeni 10 veta pranë tavolinës, sa është mundësia që dikush ta ketë virusin korona?

Nga: B.S. Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 10:06
Ilustrim

Nëse sot dhjetë njerëz ulën pranë tavolinës në Pragë, rrezik që së paku një person të jetë i infektuar me virusin korona është 58 për qind. Në Paris rreziku është 32, ndërsa në Uashington 18 për qind.

Matematika është e thjeshtë dhe mbështetet në të dhënat zyrtare për përhapjen e pandemisë në kohë reale.

Autorët janë shkencëtarë nga Instituti i Teknologjisë në Xhorxhia dhe metodologjia e tyre u konfirmua nga botimi në revistën prestigjioze Nature.

Në faqen https://covid19risk.biosci.gatech.edu/, për momentin, rreziku për të qenë në shoqërinë e një personi të infektuar mund të llogaritet për Shtetet e Bashkuara (sipas qarkut) dhe për disa vende të Evropës (sipas rajonit).

Modeli merr parasysh faktin se numri aktual i të infektuarve është pesë deri në dhjetë herë më i lartë se numri i testeve pozitive, kështu që përdoruesi mund të zgjedhë njërën nga këto dy hipoteza për llogaritjen e tij. Ai gjithashtu mund të zgjedhë nëse dëshiron shoqërinë prej pesë, dhjetë, pesëdhjetë, njëqind e madje 5000 personash.

Autorët kanë marrë një qasje konservatore, kështu që llogarisin që personi i infektuar është pozitiv për dhjetë ditë, tha krijuesi kryesor i programit, Joshua Weitz.

Epidemiologët në fakt llogarisin që një person është infektues për një kohë më të shkurtër, pesë deri në gjashtë ditë, pavarësisht nga fakti se prania e mbetur e virusit në trup është më e gjatë.

Autorët vërejnë se modeli i tyre llogarit vetëm probabilitetin që dikush në shoqërinë tuaj të jetë i infektuar, e jo edhe sa ka të ngjarë të infektoheni, pasi kjo varet nga shumë variabla, të tilla si mbajtja e maskës dhe ajrosja e dhomës.

"Shpresojmë që ky informacion të rezultojë në njerëz që të mos organizojnë ngjarje të mëdha dhe të rishikojnë pjesëmarrjen e tyre në to", tha Weitz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat