Sikur çdo gjë të ishte lehtësisht e dallueshme nga të gjihtë, bota nuk do të ishte aq interesante. Kuptimet e fshehura, simbolet dhe gjithçka që lidhet me logot duket se është një botë e tërë për t’u zbuluar. Më poshtë do të lexoni kuptimet e 10 logove të mirënjohura në të gjithë botën.
Hyundai- Letra H përfaqëson dy njerëz që përshëndeten, respektivisht klienti dhe kompania.
Adidas- Janë shkronjat e Adolf Dassler, krijuesit të kompanisë. Ndërkohë që imazhi ka ndryshuar ndër vite, ai klasiku me tre vija simbolizon malin dhe vështirësitë me të cilat një sportist duhet të përballet.
Apple- Dizajnuesi i kompanisë Rob Yanov bleu një kilogramë mollë dhe kishte më shumë se një javë që përpiqej të vizatonte diçka kreavite. Pa asnjë ide, Rob kafshoi një mollë dhe pasi e pa gjysme të kafshuar në dorën e tij mendoi se kjo ishte një gjetje gjeniale.
Sony Vaio – Logoja është bashkim i simbolit të transmetimit digjital 1 dhe 0 dhe analog, vala.
Amazon- Shigjeta që del nga A dhe përfundon në Z tregon që kompania mund të shese të gjitha produktet nga A në Z.
Në logon e Toyotës mund të lexoni të gjitha shkronjat që formojnë këtë fjalë.
Logoja e kufjeve Beats është lehtësisht e dallueshme, por e veçanta lidhet me kuptimin e ndërthurur, Beats (shkronja) me imazhin e kufjeve.
Çokollatat e Zvicrës Toblerone, kompania e të cilave ndodhet ne Bern, ndryshe i njohur qytetit i arinjve ka në logo të fshehur një ari.
BMW ka të fshehur flamurin e Bavarisë, origjinën e kompanisë.
Coca-Cola ka të fshehur në emër flamurin e Danimarkës.