Kometa në formë kafke kalon pranë Tokës pas Natës së Shtrigave

Shkencë & Teknologji

Kometa në formë kafke kalon pranë Tokës pas Natës së Shtrigave

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 14:14
Ilustrim

Kometa e “vdekur” që ngjason me kafkën e njeriut do të kalojë pranë Tokës 11 ditë pas Natës së Shtrigave.

Shkëmbi nga kozmosi, emri i të cilit është Asteroid 2015 TB145 me 609 metra gjatësi, u zbulua në tetor 2015 nga ekipi i Universitetit në Havaje.

NASA e quajti shkëmbin "zambaku i madh" pasi ai kaloi pranë nesh për Halloween atë vit dhe pritet që ai të fluturojë pranë nesh më 11 nëntor, në një distancë prej më shumë se 40 milionë kilometrash.

Shkencëtarët që e studiojnë atë duke përdorur teleskopin infra të kuq të NASA-s në Mauna Kei besojnë se kjo është një kometë e vdekur që ka humbur akullin e saj për shkak të orbitës rreth Diellit.

Pas këtij viti, do të kalojnë edhe 70 vjet kur pritet të kalojë sërish pranë Tokës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat