NASA arrin në mars, priten zbulime për “Planetin e kuq”

Shkencë & Teknologji

NASA arrin në mars, priten zbulime për “Planetin e kuq”

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 07:26
Pamje nga video

Pasi udhëtoi për shtatë muaj në hapësirë, roboti i misionit “InSight” zbriti në Mars.

Pak minuta më pas dërgoi sinjalin zyrtar, për të treguar që ishte shëndoshë e mirë, bashkë me një foto të sipërfaqes ku kishte zbritur.

Për dy vitet e ardhshme, ky robot do të eksplorojë një pjesë të Marsit që njihet shumë pak, pasi është shumë e thellë. Por në këtë zonë, roboti do të gërmojë shumë thellë, që shtresat gjeologjike të tregojnë historinë e planetit.

Anija me robotin InSight fluturoi për pothuajse 500 milionë kilometra, teksa ndiqej nga dy satelitë kuboidë, të cilët do të japin të dhëna për robotin.

“Shkencëtarët e kanë studiuar Marsin nga orbita që në vitin 1965, kur mësuan për motin, atmosferën, gjeologjinë dhe kiminë. Tani mund të futemi në brendësi e ta kuptojmë më mirë fqinjin e tokës sonë”, tha Lori Glaze, Drejtoreshë e Divizionit të Shkencës Planetare në Drejtorinë e NASA-s për Misione Shkencore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat