Shkodra në protestë për Klodianin, dy të mitur kapen me shishe me benzinë

Shkodra

Shkodra në protestë për Klodianin, dy të mitur kapen me shishe me benzinë

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 12:13
Protesta

Ora 12:00 Dy të mitur janë shoqëruar nga policia e Shkodrës pasi janë kapur me shishe me benzinë

Në orën 11:00 në qytetin e Shkodrës pritet të nisë një protestë e thirrur nga shoqëria civile. Ndryshe nga java e kaluar, sot dhjetëra forca policie kanë marrë në ruajtje institucionet në Shkodër.

Javën e kaluar protesta e shoqërisë civile nisi paqësore, por në mesditë një grup të rinjsh e të miturish dogjën selinë e PS-së.

Pushteti vendor akuzoi policinë se nuk ndërmori asnjë masë dhe nuk ndërhyri për të ndaluar këtë shkatërrim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat