Forcat ‘Shqiponja’ prangosin 31-vjeçarin që lëvizte me armë zjarri me vete, detajet

Shkodra

Forcat ‘Shqiponja’ prangosin 31-vjeçarin që lëvizte me armë zjarri me vete, detajet

Më: 5 janar 2021 Në ora: 10:47
Foto ilustrim

Policia e Shkodrës i vuri prangat një 31-vjeçari i cili qarkullonte me armë zjarri me vete. 

“Shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponjat, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin M. M., 31 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër (i dënuar më parë).

Kapja e tij u bë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Dobraç, ku po qarkullonte me automjet, dhe nga kontrolli i imtësishëm i’u gjet e fshehur një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”.

Sipas policisë, M. M., akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat