Paralajmërimi i IGJEUM, PD: Shkodra e harruar nga qeveria. Oboti vijon të jetë i përmbytur

Shkodra

Paralajmërimi i IGJEUM, PD: Shkodra e harruar nga qeveria. Oboti vijon të jetë i përmbytur

Më: 19 janar 2021 Në ora: 18:42
Oboti

Ditën e sotme Agjencia e Mbrojtjes Civile dha sërish alarmin për përmbytje në vendin tonë.

Kjo pasi Instituti i Gjeoshkencave Energjisë, Ujit dhe Mjedisit si dhe Instituti Meteorologjik Ushtarak kanë parashikuar reshje të dendura shiu nga data 22 deri me 26 janar.

Çdo 24 orë, pritet të ketë rreth 230 milimetra shi, një shifër kjo lartë, ndërsa qarqet më të rrezikuara nga përmbytjet janë Shkodra, Kukësi dhe Dibra.

Por paralajmërimi i agjensive vjen në një kohë kur zona të caktuara në Shkodër vijojnë të mbeten në pushtetin e ujit.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe kreu i PD në këtë qytet, Xhevdet Amuli.

Sipas tij, qeveria e ka harruar Shkodrën, ndërsa shton se edhe pse reshjet e shiut kanë pushuar prej disa ditësh, shkarkimet e HEC-ve ka bërë që niveli i ujit në fshatin Obot të jetë mbi 11 metër.

Reagimi i plotë i Xhevdet Amulit:

“Situata në qytetin e Shkodrës, vijon të jetë shqetësuese nga përmbytjet. Edhe pse reshjet e shiut kanë pushuar prej disa ditësh, shkarkimet e HEC këto ditë kanë qenë të larta. E si pasojë Oboti vijon të jetë i përmbytur dhe uji është rritur mbi 1 metër.

Qeveria e ka harruar Shkodrën dhe qytetarët e saj. Shkodra është lënë në mëshirë të fatit, por deri kur ???

Ndërkohë, ditët e ardhshme janë paralajmëruar reshje intensive shiu dhe Shkodra rrezikon akoma më shumë. Vijojnë të jenë problematike Njësitë Aministrative Dajç dhe Ana e Malit.

Fermerët janë braktisur prej 8 vitesh nga kjo qeveri, e cila nuk ka dëmshpërblyer asnjë qindarkë për tokat e përmbytura këto vite. Vetëm gënjeshtra nga ministra e zëvendësministra. Asnjë dëmshpërblim për ato toka bujqësore nga qeveria, vetëm premtime boshe dhe fjalë pafund. Këto fermerë sot ndihen të braktisur dhe pa mbështetje“.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat