Spitali i Shkodrës repart Covid-i/ Drejtori tregon situatën: Në dispozicion kemi 90 shtretër

Shkodra

Spitali i Shkodrës repart Covid-i/ Drejtori tregon situatën: Në dispozicion kemi 90 shtretër

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 11:51
Ardian Dajti

Nga dita e djeshme, spitali rajonal i Shkodrës është kthyer në një repart Covidi, ku do të trajtohen pacientet me këtë virus.

Drejtori i këtij spitali, Ardian Dajti pasi mori dozën e parë të vaksinës foli për mediat, ku tregoi situatën e përgjithshme të këtij spitali.

Nisjen e vaksinës, ai e shikon si ngjarje te shënuar, pasi fillon edhe imunizimi i qytetareve.

Sipas Dajtit, ky spital ka në dispozicion 90 shtretër, ndërsa thotë se deri tani situata është nën kontroll.

“Nga dje spitali rajonal është repart për covidin dhe sot nisi vaksinimi. Kjo është një ngjarje e shënuar, hap një kapitull të ri për luftën kundër covidit, sepse në këtë moment fillon edhe imunizimi. Njerëzit imunizohen dhe parandalohen mos preken nga covidi.

Janë marrë masa për 3-4 ambiente, por si repart i dekdikuar për covidin kemi deri në 90 shtretër. Është stafi infektiv, i pneumologjisë, i reanimnacionit dhe stafi i sëmundjeve të brendshme që janë trajnuar në tiranë. Deri tani situata është nën kontroll”, u shpreh drejtori i Spitalit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat