Çudia në Shkodër/ 80 vjeçarët shkojnë të vaksinohen, mjekët: Duhet të jeni 90 vjeç

Shkodra

Çudia në Shkodër/ 80 vjeçarët shkojnë të vaksinohen, mjekët: Duhet të jeni 90 vjeç

Më: 1 mars 2021 Në ora: 16:28
Foto ilustrim

Shkodra ka shfaqur probleme me vaksinimin. Të moshuarit mbi 80-vjeç me rekomandim të mjekëve të familjes janë paraqitur në qendrat e vaksinimit, por nuk kanë marrë vaksinën antiCovid teksa vazhdojnë të presin.

Të moshuarit shprehen se kur janë paraqitur për të marrë vaksinën, iu është thënë se duhet të jenë mbi 90-vjeç për tu vaksinuar.

“Kena ardh me u vaksinu, tri herë që na kanë lajmëru hajdeni bëni vaksinën. Nuk na fusin brenda për vaksinën, na thonë e kemi 90 e përpjetë. Unë jam 81-vjeçe.”, u shpreh një e moshuar.

“Kam ardh me bo vaksinën shoku. Jam 83 dhe është e treta herë sot që kam ardh dhe as nuk japin kurrfarë përgjigje, kur ke me ardh a si. Na ka thirrur doktoresha e lagjes dhe është e treta ditë sot. Nuk përgjigjet askush, 90 vjeçarët thonë. Tash kur të mbushim 90-të, nuk e di a jam ma a s’jam ma atëherë.”, u shpreh një i moshuar tjetër.

“Nuk e kreva vaksinën se më thanë duhet mbi moshën 90-vjec. Unë jam 83. Lagja mka thanë me ardh dhe erdha. Më thanë të shtunën dhe erdha të hënën më thanë s’ka. “, tha një tjetër.

“E bëra vaksinën tani. Jam 91-vjec. Ne na lajmëruan mbi 80-vjec, unë pruna dhe gruan me vete. Gruaja është 77, e nisa për në shtëpi dhe e bona vet. Unë jetoj në Tiranë, por jam qytetar Shkodre. Jetoj te vajza në Tiranë, kolegia juaj ka qenë dikur, Mimoza Kociu. Tani ndihem mirë, jam aq vjec sa ju thash dhe nuk kam pas kurrgjë ntrup.”, u shpreh një i moshuar që ishte vaksinuar.

Ndërkohë, pas radhëve së krijuara në ambientet ku po kryhet vaksinimi, në një deklaratë për mediat drejtorja e kujdesit shëndetësor në Shkodër, u shpreh se pranon situatën, por sqaron se me një vendimmarrje të Ministrisë së Shëndetësisë është kërkuar vaksinimi i 90-vjeçarëve e më pas i moshës 85 deri 89-vjeç.

“Vërehet se jashtë vendit ku është ka të moshuar që presin të vaksinohen, kanë nga tre ditë që presin pasi sot është dita e 90-vjeçarëve ndërkohë që ata janë 80-vjeçar. Sqarimi institucional është se kemi diskutuar se kemi diskutuar gjatë gjithë kohës me mjekët familjar dhe ka mungesë në koordinim.

Ka qenë thuajse e pamundur që mjekët e familjes, të bëhen sërish të njëjtat telefonata apo të rikthejnë mbrapsht persona të cilët dhe kanë refuzuar persona që edhe kanë refuzuar që të rikthehen mbrapsht, për arsye sepse me shumë të drejtë kanë shumë kohë që presin për të marrë vaksinën. Ndërkohë në bazë të udhëzimit të ri që ne kemi marrë që të vaksinohen kategoria 90-vjeçare. Besojmë që shumë shpejt do të përfundojnë, për arsye se numri është shumë i vogël në Bashkinë e Shkodrës.

Janë diku te 250 persona, nga të cilët jot ë gjithë do të vaksinohen, për arsye se ka dhe nga ata që e refuzojnë. Me pak durim për 3-4 ditë mbarojmë me procesin e vaksinimit për moshat 90-vjeçare, për të vazhduar më pas me moshën 85-89 vjeç dhe pas kësaj 80-85. Proces i gjithi në total, këta persona janë diku 1700 persona, një pjesë e të cilve edhe janë vaksinuar, një pjesë nuk janë në Shqipëri, një pjesë nuk duan të vaksinohen dhe një pjesë edhe mund të rimendohen për të ardhë për tu vaksinu.

Është një proces i cili nuk do të zgjas pa fund, me pak durim, me pak mirëkuptim siç dhe kemi pasur gjatë gjithë kohës me të gjithë të moshuarit, mjeku i familjes do të lajmërojë secilin prej tyre edhe një herë sipas kategorive, të fashave moshore siç edhe i përmenda. I bëj thirrje çdo të moshuari të mos afrohet drejt pikave të vaksinimit për arsye se do të lajmërohen nga mjeku i familjes. Ne po zbatojmë një liste me rigorozitet dhe nuk mund të dalim jashtë saj. Ditën e parë edhe të dytë, nuk i kemi kthyer të gjithë pas, për arsye të aspektit human edhe pse nuk e kanë pasur emrin në listë.”, tha ajo

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat