Voltana Ademi akuzon ministrinë dhe agjencisë e bregdetit

Shkodra

Voltana Ademi akuzon ministrinë dhe agjencisë e bregdetit

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 13:04
Voltana Ademi

Kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi është shprehur mos dhënia e lejeve për përdorimin e hapësirave në plazh ka shkaktuar mosmarrëveshje mes subjekteve.

Aksioni i policisë për heqjen e çadrave dhe shezlongëve nisi dje, ndërkohë që po vazhdon dhe sot edhe pse hymë në muajin e dytë të sezonit të verës dhe në vendin tonë kanë mbërritur turistë nga gjithë bota, ende nuk janë dhënë lejet dhe nuk janë ndarë hapësirat e rërës.

Sipas Voltana Ademit, deri tani, janë katër subjekte në të gjithë plazhin.

“Ndërkohë, shumë të tjerë janë në proces. Dikush në një miratim paraprak, dikujt i kërkohen një dokument shtesë. Ndërkohë që ministria nuk ka përfunduar, ashtu sikurse duhej ta kishte përfunduar para fillimit të sezonit turistik, ndarjen e stacioneve të plazhit për hapësirat që vetë ka miratuar”.

E pyetur nëse do ta dëmtojë sezonin turistik, prezenca e efektivëve me të tilla kontrolle, Ademi përgjigjet:

“Ka një mënyrë tjetër për ta bërë këtë, pa përdorur presionin publik, pa dëmtuar imazhin publik. E para gjë që duhet të bëjmë, është që në bashkëpunim me pushtetin vendor, të marrin të gjithë informacionin që i duhet. Ne e dimë shumë mirë territorin, dimë shumë kush është në proces dhe kontratat janë firmosur me ministrinë”.

Kryebashkiakja thotë se duhet bashkëpunim midis pushtetit qendror dhe lokal, për të shmangur mosmarrëveshjet.
“Mendoj që kjo ecejake që lidhet me vendimmarjen e pushtetit vendor, pastaj me zbatimet dhe kontrollet në pikun e verës nga drejtoritë, nga policia nuk është korrekte. Nuk është mënyra më e mirë për të vepruar.
Të gjithë presin që të kenë kontratën, iu është premtuar përmes sistemit e-Albania. Duhet të mbarojë ky proces, të jetë i pakorruptueshëm.
Duhej të bëhej në kohë, që të mos krijoheshin mosmarrëveshje te njerëzit dhe të jetë e njëkohshme për të gjithë. Bashkia e Shkodrës, do të informojë në çdo rast institucionet, ministrinë dhe agjencinë kombëtare të bregdetit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat